Rriten rastet e të prekurve me probleme të shëndetit mendor! Mjekja: Po preken edhe të rinjtë! Faktor kryesor, përdorimi i substancave narkotike

4 Shkurt, 17:44

Mjekët ngrenë alarmin se ka një shtim të rasteve me probleme të shëndetit mendor tek të rinjtë, ku shkak kryesor përcaktohet përdorimi i substancave narkotike. Për bluzat e bardha shqetësim mbetet hezitimi i prindërve për të mos i dërguar fëmijët për trajtim shëndetësor, për shkak të stigmës që ka shoqëria për shëndetin mendor. Edhe pensionistët klasifikohen si grupmoshë që preket nga shëndeti mendor.