Rriten shifrat e infektimeve me COVID tek fëmijët në Fier, 80% e testeve pozitivë! 15-20 raste me koronavirus në ditë

2 Gusht 2022, 17:55

Në spitalin pediatrik të Fierit ka një rritje alarmante të infektimeve me COVID tek fëmijët. Sipas mjekëve 80% testimeve ditore tek fëmijët rezultojnë pozitivë. Mjekja Pediatre Albana Haxhiu apelon për kujdes të shtuar nga ana e prindërve dhe respektimin e rregullave të mbrojtjes kundër COVID-19.