Rritet çmimi i duhanit dhe cigares elektronike nga viti i ardhshëm, 5 lekë më shumë për paketë! Buxheti parashikon 520 mln euro nga akciza

26 Dhjetor 2022, 18:41

Nga 1 janari i 2023 duhanpirësit do të paguajnë 5 lekë më shumë për paketë, ndërsa për herë të parë është vendosur akcizë për cigaren elektronike, duke ndikuar automatikisht në rritjen e çmimit. Qeveria planifikon të grumbullojë gjatë vitit të ardhshëm 520 milionë lekë të ardhura nga akciza e duhanit.