Rritet numri i fëmijëve me COVID të shtruar në spital, 11 të mitur në Pediatri, mes tyre edhe një 2-vjeçar afgan

8 Shtator 2021, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2021-09-08 14:12:19

Vala e re e COVID që ka përfshirë vendin tonë nuk ka kursyer as fëmijët, ndërsa është rritur numri i të miturve të infektuar me virusin. Gazetarja e 'Report Tv', Doris Sallaku bën me dije se në Pediatri në QSUT janë të shtruar 11 fëmijë, shumica prej të cilëve foshnje.

Ata kanë paraqitur komplikacione të ndryshme pas infektimit, por fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është në oksigjenoterapi apo në kujdesin intensiv.