Brenda javës Kryeministri Rama do të lançojë paketën e posaçme për mbrojtjen e shtresave në nevojë dhe biznesin e vogël nga rritja e çmimeve. Lajmi u njoftua nga zv. Kryeministri Ahmetaj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.
"Situata energjetike në vend është konseguencë e krizës globale. Në një treg global ekonomia influencohet drejtpërdrejtë nga situata globale, sidomos për mallra që kuotohen në bursa apo që lidhen drejtpërsëdrejti me import-eksportin.



















