Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe tha se qeveria i ka mekanizmat për të ulur rritjen e çmimit të naftës në vend.
‘Problemi është çfarë u mjafton njerëzve jo mua. Unë eci dhe në këmbë. Unë mendoj se po, ka mekanizma për uljen e çmimit të naftës. Unë jam kundër, politika fiskale nuk bëhet në rrugë. Përgjegjësinë sociale për shtresat në nevojë për bujqit për shtresën e mesme duhet ta mbaj shteti, jo tregtarët. Nuk do ti bashkohem protestës së qytetarëve. Ka aty njerëz që kanë dhënë kontribut domethënës në grabitjen e burimeve të gazit dhe naftës. Ka hajdut banal aty dhe ju si pyesni sepse tani bëjnë si civilistë. Me autoritetin e Konkurencës unë kam ndërprerë çdo lloj marrëdhënie. Përgjegjësia është e tyre. Të rritet çmimi nga darka në mëngjes me 40 lekë dhe autoriteti i Konkurencës të rri të bëj sehir kjo është e papranueshme!'- tha Braçe.


















