Rritja e infektimeve me Covid-19, apeli i ministres së Shëndetësisë nga Pogradeci: Vaksinohuni me dozën përforcuese

23 Korrik 2022, 10:22

 

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga qendra shëndetësore verore Pogradec, ku deklaroi se vaksinimi anticovid do të kryhet edhe në qendrat e përkohëshme verore, ka bërë apel për të gjithë qytetarët, sidomos për të moshuarit dhe ata që kanë sëmundje kronike, që të kryejnë dozën përforcuese të vaksinës.