Rritja e pagave, debat te Ekonomia! Shehaj-ministres: Ju s’keni nevojë për rritje page? Si mund të paguhet këshilltari juaj më shumë se ju

23 Maj 2023, 12:34

Projektligji për rritjen e pagave të administratës ka shkaktuar debat në komisionin e Ekonomisë. Deputeti demokrat Agron Shehaj thotë se nga ky projektligj duhet të preken edhe ministrat dhe deputetët, pasi sipas tij duhet të respektohet hierarkia shtetërore dhe jo që një nënpunës të paguhet më shumë se vartësi.

Shehaj e pyeti ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimaj nëse ajo ka nevojë për rritje rroge, duke i thënë se nuk mund të marrë këshilltari më shumë se ministri. Ibrahimaj i tha se ky projektligj nuk e parashikon rritjen e pagave për deputetët dhe ministrat, por për këtë kategori do rishikohet një mundësi në një fazë tjetër, pasi të përfundojnë dy fazat për rritjen e pagave të administratës