Rritja e pagave për personelin mjekësor, Bozdo për Report Tv: Rama po vjedh programin e PD-së

28 Shtator 2020, 22:07

Ish-zv.ministri i Ekonomisë dhe Energjetikës Enno Bozdo ka folur në studion "5 pyetjet nga Babaramo" në Report Tv për deklaratat e kryeministri Edi Rama për rritjen e pagave të personelit mjekësor.

Sipas Bozdos, një premtim i tillë nuk mund të bëhet nga Edi Rama, pasi ka futur në ngërç ekonominë e vendit. Sipas tij, të gjithë e dinë se Rama po vjedh copëza të programit të Partisë Demokratike.