Rritja e pagave, Soko për Report Tv: Rama e bëri se jemi para zgjedhjeve! Rrumbullaku: Lëvizje e menduar, do nxisë edhe bizneset që t’i rrisë

13 Prill 2023, 15:15

Qeveria ka shprehur ambicien që pagën mesatare ta çojnë brenda harkun kohor të një viti në 900 euro, ndërsa për disa kategori e ka rritur që këtë muaj. Por, si shihet kjo lëvizje në syrin e ekspertëve të ekonomisë? Olti Rrumbullaku i ftuar në Report Tv tha se reforma e pagave ishte e nevojshme.