TIRANË- Për të gjithë ata që do futen në Shqipëri pas datës 6 shtator, do duhet t'i nënshtrohen rregullave të reja, që kanë ardhur si reflektim i situatës së COVID-19 në vendin tonë, ku javëve të fundit janë shtuar rastet. Komiteti Teknik i Ekspertëve më 30 gusht ka vendosur 3 kushte për qytetarët që duan të futen në Shqipëri. E para, të kenë pasaportën e vaksinimit, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë të paktën dy javë.
Së dyti, nëse nuk kanë bërë vaksinën, atëherë duhet të kenë patjetër testin PCR negativ brenda 72 orëve dhe së fundmi testin e shpejtë të antigenit brenda 48 orëve ose të kenë provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, të vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.















