Rrjedh bombola e gazit, shkrumbohet dyqani në Vlorë

4 Dhjetor 2024, 13:38 | Përditesimi: 4 Dhjetor 2024, 13:38

Një rrjedhje e bombulës së gazit ka djegur tërësisht një dyqan në Vlorë i cili shërbente për pjekjen e mishit.

Ngjarja ka ndodhur sot në lagjen '28 Nëntori'.

Pavarësisht ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse të cilët kanë mundur të shuajnë flakët e zjarrit, por dëmi ka qënë i madh.

r.k./Shqiptarja.com