Rrjedhja e TIMS/ Prokuroria merr të pandehur ish-drejtorin e IT në Policinë e Shtetit: Kopjoi të dhënat, futi në godinë persona të paautorizuar! Veprimet gjatë natës

26 Mars 2025, 15:46 | Përditesimi: 26 Mars 2025, 15:46

Prokuroria e Tiranës merr të pandehur ish-drejtorin e IT-së, Ervin Muça, i cili akuzohet se eksportoi bazën e të dhënave TIMS të Policisë së Shtetit. Muça urdhëroi punonjësit për hapjen e portave USB dhe lejoi futjen në godinë të personave të paautorizuar. Të dhënat e TIMS u kopjuan në një hard disk dhe veprimet u kryen gjatë natës.

    r.k./Shqiptarja.com