Rrogozhinë/ Të shtëna me armë në fshatin Gosë, fqinji qëllon drejt çiftit të bashkëshortëve! Shkak një konflikt (EMRAT)

6 Qershor, 12:24 | Përditesimi: 6 Qershor, 12:24

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar  mesditën e sotme rreth orës 10:15 në fshatin Gosë, të Rrogozhinës.

Burime bëjnë me dije se një çift bashkëshortësh janë qëlluar me armë nga komshiu i tyre për shkak të një konflikti.

Të plagosurit janë Sami dhe Nadire Disha, ndërsa autori është identifikuar si Shpëtim Osma.

I.M/Shqiptarja.com