Rrufeja godet banesat e dy vëllezërve në fshatin Molisht të Beratit, përfshihen nga flakët, familjarët shpëtojnë mrekullisht

10 Gusht 2022, 18:26

Mesditën e sotme rrufeja ka goditur banesën e vëllezërve Jaze në fshatin Molisht, pjesë e njësisë administrative Sinjë në Bashkinë Berat. Pas njoftimit, menjëherë u nisën drejt vendngjarjes dy automjete zjarrfikëse ndërsa kanë përshkruar me shpejtësi rrugën Berat Molisht që llogaritet për më shumë se 30 km dhe në një teren të thyer.