Rrugorja e Tiranës në ‘gjueti’ të shoferëve problematikë, 10 të arrestuar në 72 orë dhe mbi 5 mijë gjoba! Bllokohen 8 makina, 2 drejtues tentuan të korruptonin policët

30 Prill, 13:53

Gjatë 72 orëve të fundit, njoftohet se janë arrestuar dhe proceduar 10 shoferë, 2 prej të cilëve tentuan të korruptonin punonjësin e Policisë, për të shmangur ndëshkimin për shkeljet e kryera. Si rezultat i përdorimit të mjeteve logjistike bashkëkohore, kryesisht radarëve dhe dronëve, janë vendosur 5083 masa administrative për shkelje të ndryshme rrugore. 'Shkulen' me karrotrec edhe makina të parkuara keq