Rrugorja intensifikon masat për parandalimin e aksidenteve, drejtori Qato apelon të respektohen rregullat gjatë fluksit të fundvitit

22 Dhjetor 2024, 22:44 | Përditesimi: 22 Dhjetor 2024, 22:44

Drejtori i Policisë Rrugore, Altin Qato, theksoi gjatë inspektimeve rëndësinë e parandalimit të shpejtësisë, parakalimeve të gabuara dhe drejtimit të automjeteve në gjendje të dehur. Ai apeloi për respektimin e rregullave nga drejtuesit e mjeteve, këmbësorët dhe përdoruesit e mjeteve alternative si monopatinat dhe biçikletat, duke kërkuar përdorimin e jelekëve fosforeshent gjatë natës.

E.H/Shqiptarja.com