Rudi Vata zbulon një tjetër skandal: FSHF ndihmon Tiranën që nga 2005 të mos me shlyejë borxhin që ka ndaj meje prej 70 mijë euro!

30 Nëntor 2021, 20:26

TIRANË-Thellohet skandali në futbollin shqiptar, ku sërish protagonist është Federata Shqiptare e Futbollit dhe klubi i Tiranës. Përveç borxhit që klubi i ka ish-presidentit të ndjerë, Metush Seferi, Tirana ka edhe një borxh ndaj ish-futbollistit të Tiranës e kombëtares, Rudi Vata. Ka qenë ky i fundit, i cili në një intervistë në 'Studio Live' ka zbuluar që Tirana i detyrohet një shumë prej 70 mijë eurosh, që e ka fituar në të gjitha shkallët e gjykatave dhe nuk i ka marrë mbrapsht. Këtu flet sërish për një bashkëpunim kundër zbatimit të këtij vendimi. Prandaj, shprehet se skandali i sotëm, nuk e surprizën aspak pasi e priste.