Rudina Hajdari në Report: Nuk e kam takuar asnjëherë ‘McGonigal’, me Nezën fola për kujtimet me babain! Rama afera me agjentin e FBI, të gjithë në protestë

8 Shkurt 2023, 18:45

Ish-deputetja Rudina Hajdari thotë se nuk e ka takuar kurrë McGonigal dhe se emri i Ramës lidhet ngushtë me krimin dhe korrupsionin. Sipas saj, aludimimi i mediave më prestigjioz ndërkombëtare qe Rama ka korruptuar McGonigal është arsyeja kryesore pse njerëzit duhet të ngrihen në protestë më 12 shkurt. Në emisionin “Studio Live” me gazetarin Arbër Hitaj në “Report Tv” ish-deputetja Rudina Hajdari theksoi se në Shqipëri ka probleme pafund që çojnë në protestë.