Sadushi: Zgjodhëm ta mbajmë konferencën në Vlorë, këtu ku u hodhën themelet e shtetit modern shqiptar! Drejtësia që duam është pa kompromis

9 Qershor, 12:01 | Përditesimi: 9 Qershor, 12:42

Kryetari i Gjykatës së Lartë Sokol Sadushi mbajti fjalën hyrëse në Konferencën e Kryetarëve të Gjykatave të Larta të Evropës Qendore dhe Lindore, që po mbahet në Vlorë. Sadushi tha se jo pa qëllim vendosën që ta mbajnë këtë konferencë në Vlorë, në vendin ku u hodhën themelet e shtetit modern. 

Ai thotë se ne kemi qenë "dëshmitarë të kalimit nga shteti i diktaturës tek shteti i së drejtës, dhe e dimë mirë çfarë çmimi është paguar për këtë. Prandaj, jemi këtu për të thënë qartë: drejtësia që duam është një drejtësi pa kompromis." Përmendi gjithashtu se konferenca po zhvillohet në një kohë kur gjyqësori po përballet me sfida. 

Sadushi shtoi se për ta si Gjykatë e Lartë, ruajtja e qëndrueshmërisë dhe interpretimit të ligjit është një mision thelbësor për forcimin e shtetit të së drejtës, garantimin e sigurisë juridike dhe koherencën e sistemit. 

r.k./Shqiptarja.com