Saeanca dëgjimore për Avokatin e Popullit, 19 kandidatë shpalosin platformat! Tërhiqet një prej tyre

15 Korrik 2022, 16:28

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut zhvillo sot një seancë dëgjimore lidhur për  shpalljen e vakancës së Avokatit të Popullit në referencë të vendimit Nr. 3/2022 d dt.29.03.2022. Ishin 19 nga lista paraprake me 20 kandidatë që do të shpalosin platformat e tyre përpara deputetëve të Kuvendit, pasi Olta Aliaj ka tërhequr kandidaturën pak minuta para nisjes së seancës.