Safet Bajri u lirua në Shqipëri, zhgënjim në Belgjikë! Mediat belge: I dënuar me 22 vite burg, bëri vetëm 6! A ka harruar Brukseli t'ua raportojë shqiptarëve?

8 Mars 2023, 16:46

Në Belgjikë nuk e kanë marrë mirë lirimin e Safet Bajrit. Mediat belge shkruajnë se njeriu që tronditi kryeqytetin e Belgjikës me krimet e tij ka bërë vetëm 6 vite burg ndërkohë që në vendin e tyre ai ka 3 dënime me plot 22 vite burg. Sipas medias 'Nieuwsblad.be' Bajri u dënua edhe dy herë në vitin 2018 për trafik kokaine, me 8 vjet e 5 vjet dhe ngre pyetjen: "A ka harruar Belgjika t'ua raportojë këtë shqiptarëve?"