‘Sali Berisha e mori disa herë në telefon’, avokati Idajet Beqiri rrëfen se çfarë ndodhi ditën e vrasjes së Azem Hajdarit

12 Shtator 2023, 22:54 | Përditesimi i fundit: 2023-09-12 23:25:52

Avokati Idajet Beqiri rrëfen në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv se çfarë ka ndodhur ditën që u vra Azem Hajdari. Para se të vritej, Beqiri thotë se Azem Hajdari nuk ishte në Tiranë, dhe sipas tij është marrë disa herë në telefon nga Sali Berisha. Beqiri thotë se ka dëshmitarë okularë dhe indirekt se atë ditë Hajdari ka qenë i shqetësuar dhe se ka qenë në Kavajë ka thënë “me çau kokën (për Berishën), ca do ky që merr kaq shpesh”.