Berisha paralajmëron mosnjohjen e zgjedhjeve: Ka filluar manipulimi masiv, s’do e pranojmë kurrë! Do bëjmë revolucion

21 Janar 2023, 13:44 | Përditesimi i fundit: 2023-01-21 13:44:46

Sali Berisha ka paralajmëruar sot se forca e tij politike  nuk do ta njohë një proces të manipuluar dhe të vjedhur zgjedhor sipas tij. Berisha thotë nuk do ta njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur.

“Manipulimi i zgjedhjeve  ka filluar masivisht dhe ne po e ndjekim me intensitet. Por ne qëndrojmë në vendimin tonë. Në mënyrë absolute do jetë përgjegjës dhe demokratë nuk do tolerojnë kurrë, nuk do njohin kurrë një proces zgjedhor të bazuar mbi votën e vjedhur. Shqiptarët duhet ta dinë se Edi Rama nuk ikën me votë. Se ky sot në këtë moment që flasim, narkoshtetin e tij e ka shndërruar në një makineri gjigante elektorale, që përdor tonelatat e narko-eurove, përdor makinerinë shtetërore, përdor gjithçka për të dhunuar votën e shqiptarëve. Përgjigjja është vetëm një: vetëm revolucion”, ka thënë Berisha në komunikimin e tij me qytetarët në Facebook.

    No videos found.