Salianji te 'Siguria': Të ishin futur përmbytjet në rend dite! Pse bëjmë letra kot për informacionin e klasifikuar kur sekretet janë në duart e hakerave?

22 Nëntor 2022, 14:24

Gjatë shqyrtimit të projektligjit “Për informacionin e klasifikuar”, deputeti i PD Ervin Salinaji ka kërkuar që në rend të ditës të ishte situata e shkaktuar nga përmbytjet. Në fjalën e tij shprehet se banorët kërkojnë ndihmë shtetërore ndërsa drejtorët vijnë vërdallë dhe nuk i ndihmojnë.