Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, ambasadori gjerman për Report Tv: Tregon rëndësinë që ka rajoni për ne

6 Dhjetor 2022, 12:45

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Shqipëri, z. Peter Zingraf, e cilëson këtë ditë shumë të rëndësishme për Tiranën dhe rajonin. Në një intervistë për gazetarin e Report Tv Arbër Hitaj ai thotë se organizimi i një samiti të tillë në vendet e Ballkanit tregon rëndësinë dhe vëmendjen që ‘Unioni’ i jep vendeve të rajonit.