Samiti i BE- Ballkani Perëndimor në Tiranë/ Ja rrugët që do bllokohen nga 5 dhjetori ora 14:00 deri kur të ikë personaliteti i fundit

2 Dhjetor 2022, 18:21 | Përditesimi i fundit: 2022-12-02 18:22:29

Policia e Shtetit bëri publike të gjithë planin e masave të sigurisë maksimale për të garantuar mbarëvajtjen e Samitit të BE-së më 6 dhjetor në Tiranë. Rrugët do të nisin të bllokohen që me datë 5 dhjetor në orën 14:00 pas dreke dhe do jenë në fuqi deri sa të ikë personaliteti i fundit. Policia apel qytetarëve të bashkëpunojnë, e të shmangin qarkullimin në këto akse.