Samiti i OSBE në Shkup, marrin pjesë Blinken dhe Lavrov! 1 mijë delegatë nga 57 vende anëtare e partnere

29 Nëntor 2023, 17:37

Nga sot në Maqedoninë e Veriut do të mbërrijnë 76 delegacione nga vendet anëtare e partnere për samitin e OSBE. Pjesë e punimeve që zyrtarisht nisin nesër, do të jetë dhe sekretari Blinken e ministri i jashtëm rus Lavrov, mes të cilëve nuk dihet ende nëse do të ketë takim.