ryeministri Edi Rama në Bruksel ka folur për samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt ditën e djeshme në Tiranë. Rama tha se ky samit ishte i jashtëzakonshëm për historinë e Shqipërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Ai theksoi se mbajtja e samitit në Tiranë tregoi BE ka nevojë për Ballkanin, njëjtë sa ky i fundit për unionin.
"Ne kemi ardhur nga ferri por jo nga ai francez, kemi qenë tërësisht të izoluar. Për në Jugosllavia ku jetonin këta djem këtu ishte një lloj planet i lirisë, më mirë se BE në ca mënyra. Përveç vëllezërve e motrave tona kosovare. Por, faktikisht ne natyrshëm u bëmë kaq të përkushtuar ndaj BE saqë askush dhe asgjë nuk mund të na ndryshojë.
Ne do të jemi këtu të mbrojmë BE nga BE deri në fund, nëse duan të largohen ne do t’iu themi s’do të ikin. Ata nuk po e hapin derën për ne të hymë, por ne duke qenë të dora nuk i lëmë të dalim. Për të qenë seriozë samiti i djeshëm ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, më e rëndësishme në marrëdhëniet me jashtë të Shqipërisë. Në kanun, ka një pjesë të rëndësishme, shtëpia e shqiptarit i përket zotit dhe mikut. Nënkupton që çdo mik është vullneti i zotit. Dje kishim perëndi e miq, se perënditë e BE erdhën në Shqipëri, ishte e jashtëzakonshme. Por më shumë se çdo gjë tjetër për rajonin për mua ishte një sinjal i qartë që është kuptuar tanimë që BE ka nevojë për Ballkanin perëndimor po aq sa Ballkani perëndimor", tha Rama.