Samiti/ Presidenti i Këshillit Europian: Ngjarje historike! Pati progres konkret

6 Dhjetor 2022, 16:24

Mes falënderimeve për kryeministrin Edi Rama, si organizator, Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel  e cilësoi këtë si një mbledhje historike për faktin se për herë të parë është mbajtur në një vend të Ballkanit Perëndimor. Në fjalën e tij në konferencë, Charles Michel tha se pasur progres konkret në bashkëpunimin mbi pasojat e luftës apo edhe fusha të tjera.

“Kjo është një mbledhje historike që shkruam historinë se u organizua për herë të parë në rajonin e Ballkanin Perëndimor. Kjo mbledhje është deklarata që shoqëron punimet tuaja sepse përmban, kam pak emocion që jam në këtë tribunë, ka pritshmëri që reforma në drejtë, lufta nga korrupsioni të avancojë, BE duhet të përforcojë kapacitetin për të përforcuar tregun e përbashkët, Roaming është një hap përpara dhe do bëj të mundur që vitin e ardhshëm të zvogëlojmë shpenzimet e roaming që është vërtetim i angazhim konkret dhe zhvillim turistik, ka pasur progres konkrete për të përballuar pasojat e luftës, ka pasur pasoja të rënda në energji, ekonomi. Dua të them dhe disa fjalë për emigracionin, është një temë sfiduese, rritja e shifrave dhe ky bashkëpunim është konkret, dua të shpreh mirënjohjen se patën progres në politikën e vizave, duhet të merren vendime shtesë dhe të bëjmë progres të mëtejshëm. Është një mbledhje e rëndësishme, dua të falënderoj Ramën dhe partnerët e Ballkanit Perëndimor, se pati respekt e besim. Kriza e COVID nga tronditi të gjithëve. A duam që parimet demokratike të jenë baza është zgjedhja jonë, duhet të punojmë që të punojmë për një BE të qëndrueshme”, tha Charles Michel.

    No videos found.