Saranda çel sezonin veror, qytetarët dhe turistët mbushin bulevardin e qytetit

6 Qershor 2025, 22:40 | Përditesimi: 7 Qershor 2025, 14:16

Saranda ka çelur zyrtarisht sezonin turistik me edicionin e dytë të “Saranda Fish Festival”, një event kulinar që po kthehet në një traditë të dashur për qytetin bregdetar. Nën tingujt e muzikës dhe aromën karakteristike të kuzhinës së detit, bulevardi i Sarandës u mbush me qytetarë dhe turistë të shumtë, të ardhur për të shijuar atmosferën e festës.

r.k./Shqiptarja.com