Sarandë/ Konflikt në familje, gruaja vret burrin në fshatin Metoq

24 Dhjetor, 10:17 | Përditesimi i fundit: 2024-12-24 13:33:52

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Metoq, teksa një grua ka vrarë burrin e saj, raporton gazetari Limos Didani.

Mësohet se në familjen Tahiraj, Elvira Tahiraj 49 vjeçe ka goditur bashkëshortin e saj Llazar Tahiraj 55 vjeç me sëpatë ne kokë, duke e lënë të vdekur. Siç bën me dije policia ngjarja ka ndodhur gjatë një konflikti në familje mes çiftit.  

'Në orët e para të mëngjesit, në fshatin Metoq, Sarandë, dyshohet se gjatë një konflikti në familje, shtetasja E. T., 49 vjeç, ka vrarë me sopatë bashkëshortin e saj, shtetasin Ll. T., 55 vjeç, në banesën e tyre.

    No videos found.