Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet

13 Shkurt, 16:11

Shtatë sipërfaqe të mëdha toke buzë detit janë konfiskuar pas hetimeve të Prokurorisë së Sarandës dhe kanë kaluar në favor të shtetit me vendim gjykate.

Bëhet fjalë për një nga dosjet me të bujshme të viteve të fundit, të hetuar nga Drejtuesi i Prokurorisë Sarandë, Kledian Llaho. Në 1 qershor 2022, Llaho kërkoi arrestimin e 10 shtetasve të dyshuar për “falsifikim dokumentash”, “pastrim i produkteve të veprës penale” dhe “shpërdorim detyre”.

Qytetarë e zyrtarë u akuzuan për tjetërsimin përmes dokumentave false të mbi 10 mijë m2 truall buzë detit, të cilat më pas u pajisën me certifikata pronësie. Bashkë me urdhër-arrestet të miratuara nga Gjykata, Prokuroria kërkoi edhe sekuestrimin e këtyre trojeve.