Sarandë/ Vodhi një çantë 6000 euro në një hotel dhe tentoi të vidhte një automjet, në pranga 37-vjeçari

6 Janar, 11:53

Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Serial thief”, duke arrestuar shtetasin Arif Mançe, 37 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet si autor i disa vjedhjeve të kryera gjatë muajit dhjetor 2024 dhe në ditët e para të janarit 2025.