Sasia e madhe e armatimit që u konfiskua dje në Zveçan

24 Qershor 2023, 18:50

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Svelça dolën në një konferencë për të treguar sasinë e madhe të armatimit që u konfiskua të premten në Zveçan në një veturë me targa nga Beogradi.

Ata thonë se u parandalua një sulm terrorist ndaj qytetarëve të Kosovës.

Hoxha tha se strukturat ilegale kanë deponuar sasi të mëdha të armëve në Zveçan që të njëjtat të përdoren në sulme terroriste. 

Disa prej tyre janë konfiskuar, por drejtori i PK-së ka thënë se numri i armatimeve që janë futur në Zveçan nga Serbia është më i madh.