Seanca për Gërdecin, Zamira Durda çon dy fletoret e djalit të vrarë në Gjykatë: Krim shtetëror

18 Tetor 2023, 15:52

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj 7 vjeçar në masakrën e Gërdecit të 15 marsit 2008 ka dhënë një dëshmi të rëndë në GJKKO ku po merren në pyetje 14 dëshmitarë. Durda e cila tregoi momentin e shpërthimit dhe humbjen e djalit të saj ajo ka sjellë në gjykatë edhe dy fletoret e të birit. E pyetur nga avokatët e Fatmir Mediut tha se nuk ka asgjë personale me të por e quajti ngjarjen e rëndë një krim shtetëror.