Sekuestrohen 10640 kg qymyr për shisha në Tiranë, dyshohet se erdhi kontrabandë

6 Dhjetor 2024, 14:09 | Përditesimi: 6 Dhjetor 2024, 14:09

 

Policia Tiranës ka sekuestruar 10640 kg qymyr për shisha në kryeqytet, pasi dyshohet se është e kontrabanduar.

Ndërkohë në kërkim janë shpallur 2 persona, administratorë të subjekteve ku u gjet qymyri dhe mallra të tjerë si veshje, ekspozitorë veshjesh dhe aksesorësh, artikuj të ndryshëm dhe sisteme sigurie.

"Gjatë operacionit është ushtruar kontroll në subjektet me administratorë shtetasit I. I., 39 vjeç, dhe Y. I., 45 vjeç, ku janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale artikuj të ndryshëm, ekspozitorë metalikë për veshje, sisteme sigurie për butiqe, ekspozitorë aksesorësh të tjerë dhe veshje të ndryshme, si dhe 10640 kg qymyr për shisha.

r.k./Shqiptarja.com