Sekuestrohen gjysmë milionë euro në Maqedoninë e Veriut, minibusi udhëtonte drejt Tiranës! Paratë ishin fshehur në ‘bunkerin’ e brendshëm, arrestohet shoferi

20 Maj, 16:11 | Përditesimi: 20 Maj, 16:11

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar 500 mijë euro në pikën kufitare Tabanoc, të fshehura në një minibus që udhëtonte drejt Tiranës. Boban Nikollovski, drejtor i Doganës së Maqedonisë së Veriut, e quajti "sekuestrimin më të madh të parave cash" në historinë e doganave të vendit.

A.M/Shqiptarja.com