Selenicë/ Futet në banesë për të vjedhur, nën kërcënimin e armës lidhi bashkëshortët dhe izoloi në një dhomë fëmijët, në pranga 38-vjeçari

17 Korrik 2022, 12:29

"Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord, ngjarja e ndodhur ditën e djeshme, në fshatin Brataj, Selenicë. Mbajti peng për disa orë, nën kërcënimin e një arme, anëtarët e një familje, në banesën e tyre, dhe iu vodhi me dhunë një shumë parash, vihet në pranga autori i dyshuar. Sekuestrohen një armë gjahu, një shumë parash dhe veshjet që autori dyshohet se i ka përdorur gjatë kryerjes së krimit.