Serbët bojkotojnë zgjedhjet, shqiptarët mbeten në krye të komunave në veri të Kosovës! Osmani: Vuçiç shkeli fjalën që u dha ndërkombëtarëve

21 Prill, 22:23

Iniciativa për largimin e kryetarëve të komunave në veri të Kosovës, ka dështuar për shkak të bojkotit masiv i serbëve. Vetëm 253 persona iu përgjigjën pyetjes nëse duan apo jo shkarkimin e kryetarëve aktualë shqiptarë