Serbi pëson infarkt në Valbonë e ndërron jetë, turistët mbeten të bllokuar! Forcat e kërkim-shpëtimit nisen drejt vendngjarjes

16 Korrik 2022, 17:14

Një turist serb  me inicialet si G.S ka ndërruar jetë në majat e thepisura të Valbonës si pasojë e infarktit. Ka qenë një turiste serbe e cila ka telefonuar duke thënë se në vendin e quajtur “Maja e grykave të hapura”, Valbonë, duke eksploruar zonën me një grup turistësh, njëri prej tyre, G. S., kishte ndërruar jetë.