Serbia marrëveshje me Francën për blerjen e avionëve luftarakë ‘Rafale’! Macron në Beograd: Vendi juaj në BE

29 Gusht, 22:27

Në Beograd u nënshkrua një marrëveshje, sipas së cilës Serbia do të blejë nga Franca 12 avionë luftarakë. President serb tha se nuk ka ndërmend të sulmojë askënd, por kjo blerje shton sigurinë e vendit. Ndërsa homologu Macron u shpreh se Serbia e ka vendin në BE.