Serbia nuk mbështet deklaratën e BE për vdekjen e Navalnyt

29 Shkurt, 17:19 | Përditesimi i fundit: 2024-03-01 08:32:22

Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e përbashkët të Bashkimit Evropian lidhur me vdekjen e politikanit opozitar rus, Aleksei Navaly, thanë burimet diplomatike në Bruksel. Këtë deklaratë, në emër të BE-së e ka paraqitur përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.