Serbia të dielën në zgjedhje parlamentare dhe lokale! Nuk votojnë serbët e Kosovës, shqiptarët e Luginës në 2 lista, 10 mijë vota për 1 deputet

16 Dhjetor 2023, 17:15

Serbia të dielën voton për të zgjedhur 250 deputetët e rinj. Njëkohësisht me zgjedhjet parlamentare zhvillohen edhe ato lokale. Grupimi politik i Aleksandër Vuçiç kryeson në sondazhe. Zgjedhjet nuk do të zhvillohet për serbët e Kosovës. Shqiptarët e Luginës shkojnë në zgjedhje me dy lista dhe duhen 10 mijë vota për të marrë një vend në parlamentin serb.