'Serial killer' në 'gjueti' të ish partnereve në Tiranë, 3 gra të vrara, 3 të plagosura! Dan Hutra vret motrën dhe kunatën e ish gruas! Ekzekutoi ish të dashurën në Kamëz, më parë qëlloi me thikë 1 tjetër

1 Mars 2023, 18:06

3 gra janë vrarë sot në Tiranë dhe 3 të tjera kanë mbetur të plagosura, dyshohet nga e njëjta dorë! Dan Hutra, 40 vjeç, fillimisht ka qëlluar më thikë të dashurën, më pas ka shkuar në shtëpinë e ish gruas me të cilën kishte një vajzë 4 muajshe, dhe me breshëri kallashnikovi ka lënë të vdekur, motrën dhe kunatën e saj! Të plagosura kanë mbetur vetë ish gruaja dhe nëna e saj! Disa minuta më vonë ka vrarë ish të dashurën tjetër 31-vjeçaren, Etleva Kurti! Është i lirë, i armatosur dhe i rrezikshëm.