Sërish debat në Kuvendin serb për dialogun me Kosovën, Vuçiç: Rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vjet! E respektoj Rusinë, por i shërbej shtetit tim

3 Shkurt 2023, 14:51

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç i cilësoi rrethanat gjeopolitike më të këqijat në 15 vitet e fundit, në përgjigje të disa deputetëve të opozitës për dialogun me Kosovën. Ai tha se Serbia është në rrugën evropiane, por e refuzon NATO-n për të ruajtur neutralitetin e ushtrisë serbe.