‘Sezoni’ i kanabisit, nis beteja kundër kultivimit! Qindra efektivë në terren e 50 dronë, rikthehet monitorimi nga ajri dhe nga Guardia di Finanza

24 Maj 2025, 13:09 | Përditesimi: 24 Maj 2025, 13:09

Policia ka rinisur betejën kundër kultivimit të kanabisit. Qindra efektivë kanë zbritur në terren, ndërsa 50 dronë do të përdoren për survejim ajror. Në ndihmë është sërish Guardia di Finanza, për kontrollet me helikopter në zonat më problematike në veri dhe jug. Deri tani janë asgjësuar mbi 5 mijë rrënjë dhe kubikë, ndërsa sfidë mbeten “shtëpitë e barit”. Vitin e kaluar u çrrënjosën rreth 191 mijë bimë.

    r.k./Shqiptarja.com