Sezoni turistik 2024, ministrja Kumbaro: Sot miratohen stacionet e plazheve, aplikimet e hapura deri në fund të vitit

25 Tetor 2023, 11:06

Komiteti i Menaxhimit të Sezonit Turistik do të mblidhte ditën e sotme dhe do të miratohen stacionet e plazheve për vitin 2024. Lajmi u bë me dije nga ministrja Mirela Kumbaro, e cila foli për gazetarët pas mbledhjes së qeverisë.