Sezoni turistik, operatori turistik: Mungon fuqia punëtore, kam marrë punonjës nga Nepali e Srilanka

4 Korrik 2023, 19:49

Jemi në mesin e sezonit turistik, por në shumë plazhe ende nuk ka vrojtues, çka rrit më shumë pasigurinë e pushuesve që zgjedhin të kalojën pushimet në plazhin e vendit tonë. Report Tv ka trajtuar herë pas herë mungesën e vrojtuesve të plazhit, ndërsa operatori turistik Vasil Bedinaj tha për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj se shkak është mungesa e fuqisë punëtore.