Sfida e Monika Kryemadhit

19 Janar 2021, 07:40

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është treguar e ashpër me të larguarit nga LSI-ja, mes tyre edhe 2 figurave kryesore si Nasip Naço dhe Lefter Koka. E ftuar te '5 pyetjet nga Babaramo' në Report Tv, Kryemadhi nuk ka nguruar edhe t'i sulmojë të larguarit,  edhe pse me akuzën e bërë në drejtim të tyre, ka sulmuar në mënyrë indirekte vetë partinë e saj.